Lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës së arteve marciale dhe filmave aksion ka prekur miliona fansa në mbarë botën.
Chuck Norris, i njohur për rolet e tij të fuqishme dhe karizmën në ekran, u kthye ndër vite në një simbol global të forcës dhe qëndrueshmërisë.
Pas lajmit për vdekjen e tij, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta, ku fansat kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta kujtuar.
Në vend të homazheve tradicionale, shumë prej tyre kanë shpërndarë meme dhe shaka që për vite me radhë e kanë portretizuar si një figurë pothuajse të pamposhtur.
Këto meme, që e kanë bërë atë legjendë në kulturën popullore, po vazhdojnë të qarkullojnë gjerësisht në internet si një formë nderimi për figurën e tij.
Ja disa nga memet më interesante që qarkullojnë në internet.














