Debati mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Presidencës për çështjen e nënshkrimeve për kandidaturën e Vjosa Osmanit ka vazhduar edhe gjatë konferencës për media. Teksa ishte duke folur para gazetarëve, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, u përball me reagimin zyrtar të Presidencës që i cilësoi si të pavërteta pretendimet për ofertën e nënshkrimeve.
Pasi gazetarët i lexuan në konferencë demantin e Zyrës së Presidentes, Nagavci reagoi duke ndryshuar theksin e deklaratës së saj dhe duke ofruar një garanci publike për mbështetje me vota.
“Zonjës Learta për të cilën unë e njoh personalisht por edhe zonjës presidente unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht. Nëse flasim për nënshkrime të deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtete unë sot garantoj në emër të Lëvizjes që do të ofrojmë votat për të vazhduar me garë tutje”, tha ajo.







