Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se punonjësit e sektorit publik pritet të marrin pagën e 13-të së bashku me pagën e muajit mars. Sipas tij, tashmë nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për realizimin e kësaj pagese.
Ai bëri të ditur se Ligji për Buxhetin ka hyrë në fuqi, duke hapur rrugën për procedurat teknike që nevojiten për ekzekutimin e pagesës shtesë për punonjësit e administratës publike.
Gjatë një interviste në emisionin Pressing, Murati theksoi se përgatitjet janë duke u zhvilluar dhe se pagesa pritet të realizohet në të njëjtën kohë me pagën mujore të marsit.
“Tashmë e kemi Ligjin në fuqi, dhe nuk ka pengesa sa i përket ekzekutimit të pagës së 13’të, e cila besoj me përgatitjet teknike do të arrihet të ekzekutohet me pagën e muajit mars”, ka deklaruar Murati.









