Moti i ligë shkakton shembje dheu në Shkodër

Një rrëshqitje masive dhe shkëputje të materialeve inertesh ka bllokuar pjesën e rrugës Breg Lumi–Theth në Shkodër, rreth 100 metra nga ura e fshatit Gimaj,..

1 minute

Read Time

Një rrëshqitje masive dhe shkëputje të materialeve inertesh ka bllokuar pjesën e rrugës Breg Lumi–Theth në Shkodër, rreth 100 metra nga ura e fshatit Gimaj, për shkak të motit të keq. Ngjarja ka lënë të bllokuar pesë automjete me nëntë persona brenda.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, bëri me dije përmes rrjeteve sociale se menjëherë janë vënë në punë fadromat dhe makineritë e rënda për të larguar masivin dhe për të rikthyer qarkullimin. Po ashtu, një ekip i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar gjendjen dhe për të ndërhyrë me mjete speciale për evakuimin e personave të bllokuar.

Strukturat përgjegjëse po punojnë me intensitet maksimal për të normalizuar trafikun dhe për të siguruar mbështetje të menjëhershme për qytetarët e prekur nga situata, e shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports