Mospërputhje të vogla gjatë rinumërimit, Krasniqi flet për transparencë

Procesi i rinumërimit të të gjitha kutive të votimit nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa autoritetet zgjedhore synojnë që ai të përfundojë brenda këtij muaji.

Ky rinumërim po realizohet me qëllim të korrigjimit të çdo gabimi të mundshëm që mund të ketë ndodhur gjatë numërimit fillestar në Qendrat Komunale të Numërimit, duke synuar rritjen e besueshmërisë së procesit zgjedhor.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka bërë të ditur se në QNR janë funksionale të gjitha 38 tavolat e numërimit, të cilat janë të pajisura me staf të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje.

Ai sqaroi se rinumërimi fillimisht kishte nisur në disa kuti të përzgjedhura në komuna të caktuara, pas vërejtjes së mospërputhjeve. Megjithatë, pas identifikimit të dallimeve më të theksuara, veçanërisht në komunën e Prizrenit, KQZ mori vendim për rinumërim të plotë të të gjitha kutive të votimit.

“Me vetëiniciativë kemi filluar procesin e rinumërimit në disa kuti të selektuara. Më pas, kur kemi konstatuar mospërputhje më të mëdha, siç ishte rasti i Prizrenit, vendosëm që të rinumërohen të gjitha kutitë”, tha Krasniqi, duke shtuar se në komunat e tjera mospërputhjet janë të vogla dhe kryesisht brenda marzhës së gabimit njerëzor.

Sipas tij, është thelbësore që qytetarët, kandidatët dhe subjektet politike të kenë besim të plotë në korrektësinë e procesit. “Është e rëndësishme që qytetarët, kandidatët, subjektet politike dhe publiku në tërësi të jetë i informuar dhe i sigurt se rinumërimi po zhvillohet sipas procedurave dhe rezultatet do të korrigjohen kudo që ka mundur të ndodhë ndonjë gabim”, tha ai.

Krasniqi theksoi gjithashtu se rinumërimi po zhvillohet me transparencë të plotë dhe nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët, sipas tij, kontribuojnë në identifikimin e çdo problemi të mundshëm.

Ai shtoi se gabimet e evidentuara deri tani janë minimale ose pothuajse inekzistente, duke e cilësuar rinumërimin si një lloj auditimi të kutive të votimit dhe rezultateve të tyre.

Pas përfundimit të këtij procesi, do të hapen edhe afatet për shqyrtimin e ankesave nga palët e interesuara. Krasniqi tha se procedurat lidhur me ankesat janë të qarta për të gjithë, ndërsa falënderoi vëzhguesit për angazhimin dhe kontributin e tyre në garantimin e një procesi të drejtë dhe transparent.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës