Mitrovicë e Jugut: PDK kërkon rivotim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kërkuar që në komunën e Mitrovicës të zhvillohet rivotim, pas dyshimeve për parregullsi gjatë procesit zgjedhor…

1 minute

Read Time

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kërkuar që në komunën e Mitrovicës të zhvillohet rivotim, pas dyshimeve për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Ai theksoi se PDK do të mbrojë deri në fund vullnetin e qytetarëve dhe integritetin e zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, Gruda bëri të ditur se gjatë numërimit të votave janë vërejtur parregullsi të rëndësishme, duke përfshirë fletëvotime me numër serik të caktuar që i takonin një klase votimi, por janë gjetur në klasa ose qendra të tjera. Ai shtoi se komisionerët e PDK-së kanë alarmuar menjëherë organet e rendit dhe drejtësisë, duke çuar në ndërprerjen e numërimit.

Deputeti u shpreh se këto ngjarje kanë cenuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor në Mitrovicë, duke shkelur Ligjin për Zgjedhjet, rregullat e KQZ-së dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai theksoi rëndësinë e kodit identifikues në çdo fletëvotim, i cili shërben si mekanizëm sigurie për të parandaluar bartjen e fletëvotimeve dhe për të garantuar legjitimitetin e rezultatit.

Gruda përmendi disa raste konkrete të fletëvotimeve të gjetura në vendet e gabuara, duke përfshirë shkollat “Abdullah Shabani”, “Ismail Qemali” dhe “Migjeni”, si dhe qendrën e votimit “Universiteti Isa Boletini”. Ai insistoi se vetëm një proces i pastër dhe rivotim mund të sigurojë besimin e qytetarëve në demokraci dhe të ndëshkojë çdo aktor përgjegjës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports