Miratohet buxheti për vitin 2026

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile buxhetit për vitin 2026, pas votimit në seancën plenare të mbajtur sot. Projektligji u miratua me 62..

1 minute

Read Time

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile buxhetit për vitin 2026, pas votimit në seancën plenare të mbajtur sot.

Projektligji u miratua me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë shqyrtimit janë paraqitur gjithsej 86 amendamente. Prej tyre, 32 u tërhoqën me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa vetëm gjashtë amendamente arritën të marrin mbështetjen e nevojshme për t’u përfshirë në buxhet.

Partitë opozitare votuan kundër, duke argumentuar se propozimet e tyre nuk u reflektuan në dokumentin final.

Buxheti për vitin 2026 është planifikuar në vlerë prej 4 miliardë eurosh. Nga kjo shumë, 3.64 miliardë euro pritet të sigurohen nga të hyrat, ndërsa pjesa e mbetur do të mbulohet përmes kredive dhe deficitit buxhetor.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports