Ministrja Kusari-Lila nënshkruan vendimin për caktimin e çmimeve të naftës

Pas luhatjeve të menjëhershme në tregun e derivateve, autoritetet kanë ndërhyrë me masa konkrete për të frenuar rritjen e çmimeve. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe..

1 minute

Read Time

Pas luhatjeve të menjëhershme në tregun e derivateve, autoritetet kanë ndërhyrë me masa konkrete për të frenuar rritjen e çmimeve. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme që ndikuan drejtpërdrejt në tregun vendor.

Kusari-Lila ka theksuar se masa synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun e brendshëm.

Sipas saj, vendimi erdhi pas analizave të vazhdueshme të tregut të realizuara nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi po përktheheshin menjëherë në çmimet e shitjes me pakicë.

Kufizimet e vendosura për marzhën tregtare janë si vijon:

Shitja me shumicë: deri në 2 euro-centë për litër

Shitja me pakicë: deri në 12 euro-centë për litër

“Inspektorët e tregut do të jenë në terren për të siguruar zbatimin e vendimit. Llogaritja e marzhës tregtare maksimale bëhet sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme”.

“Vendimi hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa çdo shkelje e tij do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Qëllimi kryesor i këtij vendimi është të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe të mbrojë konsumatorët në tregun e derivateve në Kosovë”, shkroi Kusari-Lila.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports