Ministria e Mbrojtjes jep sqarime për ndërprerjen e ueb-faqes zyrtare

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dalë me sqarim publik pas raportimeve për rënien e përkohshme të ueb-faqes së saj zyrtare, duke theksuar se bëhet..

1 minute

Read Time

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dalë me sqarim publik pas raportimeve për rënien e përkohshme të ueb-faqes së saj zyrtare, duke theksuar se bëhet fjalë për ndërhyrje të planifikuara teknike dhe jo për ndonjë problem tjetër.

Sipas njoftimit për media, aktualisht po realizohen përditësime në sistem dhe në infrastrukturën teknologjike, me synim rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe funksionalitetit të platformës digjitale të ministrisë.

“Ministria e Mbrojtjes ju informon se aktualisht ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës nuk është funksionale për shkak se janë duke u realizuar ndryshime dhe përditësime teknike, si dhe në infrastrukturën përkatëse teknologjike.

Këto ndërhyrje janë të planifikuara dhe kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë, stabilitetit dhe funksionalitetit të sistemit. Prandaj, informacionet që janë dhënë se ueb-faqja është jashtë funksionit për arsye të tjera nuk janë të vërteta, janë propagandë që ka për qëllim dëmtimin e imazhit të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftim. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports