Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, pas një mbledhjeje të Kryesisë së partisë. Lajmi u bë publik gjatë një konference për media, ku Krasniqi foli për sfidat dhe momentet e kaluara gjatë udhëheqjes së PDK-së.
“Ka qenë nder të udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Krasniqi, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e tij ndaj partisë gjatë viteve. Ai shtoi se për të PDK-ja është një amanet, që do të mbetet gjithmonë pjesë e angazhimit të tij politik.
Dorëheqja e Krasniqit shënon një pikë kyçe në zhvillimet brenda PDK-së, duke hapur rrugë për ndryshime në drejtimin e partisë dhe vendimmarrjet e ardhshme në strukturat e saj. /Gjurmuesi/







