Më 17 shkurt marsh në sheshin “Skenderbeu”, “Plisat” në mbështetje të çlirimtarëve

Në Ditën e Pavarësisë, në kryeqytet pritet të mbahet një marsh mbështetës për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me gjykim në Hagë. Organizatorët kanë..

1 minute

Read Time

Në Ditën e Pavarësisë, në kryeqytet pritet të mbahet një marsh mbështetës për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me gjykim në Hagë. Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij organizimi në sheshin “Skenderbeu”.

Grupi i tifozëve “Plisat”, përmes një reagimi publik, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin me moton “Drejtësi, jo politikë”, i planifikuar për 17 shkurt. Sipas tyre, ish-ushtarët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, ndonëse, siç theksojnë, ata luftuan për lirinë e vendit, ndërsa krimet ndaj shqiptarëve vazhdojnë të mbeten pa u ndëshkuar.

“Plisat i bashkohen zërit qytetar për drejtësi, për nderimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e historisë. Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri”, thuhet në postimin e grupit të tifozëve.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports