MASH: Me Lilgjin e ri është zgjidhur çështja e teksteve shkollore të cilat mungonin gjatë kohës së Qeverisë së mëparshme

“Udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me Ligjin e ri për tekstet shkollore, të përgatitur së bashku me të gjitha palët e interesuara..

2 minutes

Read Time

MASH: Me Lilgjin e ri është zgjidhur çështja e teksteve shkollore të cilat mungonin gjatë kohës së Qeverisë së mëparshme

“Udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me Ligjin e ri për tekstet shkollore, të përgatitur së bashku me të gjitha palët e interesuara në miratimin, përpilimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, ka zgjidhur sfidën të cilën katër ministra të qeverisë së mëparshme nuk arritën ta tejkalojnë”, thuhet në reagimin e MASH-it në deklaratën e sotme të zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzeska se pas një muaji të plotë të fillimit të vitit të shkollor, nxënësit edhe më tutje nuk kanë libra.

“Këtë vit shkollor ka tekste shkollore për të gjithë nxënësit dhe shpërndarja tashmë ka përfunduar. Tërësisht tekste te reja shkollore në klasën e shtatë të arsimit fillor dhe në vitin e parë të arsimit të mesëm-gjimnaz, për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore. Për herë të parë, pas shtatë viteve të plota ka tekste shkollore të reja për të gjitha gjuhët e huaja. Përpilimi i programeve mësimore dhe teksteve shkollore të reja do të vazhdojë edhe në vitet shkollore në vijim, si pjesë e planit për reformë me faza të sistemit kombëtar të arsimit. Tirazhi i plotë i kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dorëzuar”, theksojnë nga MASH.

Në mënyrë shtesë, siç bëhet e ditur, shkollat dhe nxënësit përveç teksteve të shtypura, si opsion kanë në dispozicion edhe versionet elektronike të të njëjtave ato tekste shkollore të miratuara.

Kështu që, janë të kota përpjekjet e partisë politike LSDM me të pavërteta për të zhvlerësuar punën dhe përkushtimin ndaj nxënësve dhe sigurimin e kushteve cilësore të mësimdhënies. Ka kaluar koha e neglizhencës ndaj sistemit arsimor, ndaj nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.

Ndryshimet po ndodhin, ndërsa efekti do të pasqyrohet përmes brezave e rinj të cilët do të posedojnë njohuri më konkurruese dhe aftësi të nevojshme për sukses”, qëndron në reagimin e MASH.

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports