Manchester United po planifikon të përfitojë një shumë të konsiderueshme gjatë merkatos së qershorit nga largimet e dy lojtarëve të skuadrës, Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford. Klubi shpreson se operacionet përfundimtare mund të arrijnë deri në 80 milionë euro.
Për Hojlund, Napoli ka paguar tashmë 6 milionë euro dhe ka një klauzolë blerjeje prej 44 milionë eurosh, e cila pritet të aktivizohet.
Ndërkohë, për Rashford ka zhvillime konkrete, me Barcelona që është në bisedime të avancuara për një marrëveshje rreth 30 milionë euro.
“Djajtë e Kuq” synojnë që përmes këtyre shitjeve të sigurojnë një shumë të konsiderueshme, e cila do të shfrytëzohet për rindërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.














