Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, zyrtarët doganorë zbuluan një ngarkesë që përmbante mallra të padeklaruara.
Sipas Doganës, në këtë ngarkesë u gjetën pjesë të përdorura për automjete, të cilat ishin futur pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore. Vlera e mallrave të konfiskuara arrin rreth 4,000 euro.
Mallrat janë bllokuar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është hapur procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës. /Gjurmuesi/







