Lushaku: A e patë kush po i do zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh

Kryeministri Albin Kurti, fajësoi opozitën për mos-arritjen e marrëveshjes për çështjen e Presidentit, gjë që do të çonte vendin në zgjedhje të reja. Këtë ai..

Kryeministri Albin Kurti, fajësoi opozitën për mos-arritjen e marrëveshjes për çështjen e Presidentit, gjë që do të çonte vendin në zgjedhje të reja.

Këtë ai e bëri përmes një postimi të gjatë në Facebook.

E ndaj kësaj ka reaguar shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila po e thotë krejtësisht të kundërtën.

Në një postim në Facebook, Lushaku-Sadriu tha se është Kurti ai që po i detyron edhe një herë qytetarët të dalin në votime.

“A e patë kush po i don zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh. Pse, Albin?! Sepse qeverisja t’ka dështu. Sepse s’po din e s’po don me e zgjidh as çështjen e presidentit. Sepse për ty kompromisi është dobësi, jo demokraci”.

“Krejt pushtetin ta kanë dhanë qytetarët, e sot po ua kthen me krizë”, tha shefja e GP të LDK-së.

Ajo shtoi se për president duhet kompromis, e jo imponim ndërsa potencoi se “në demokraci nuk vendos një njeri, por marrëveshja”.

“Po ti nuk don marrëveshje. Ti don zgjedhje. Don me ikë prej përgjegjësisë, e me e mbulu dështimin me fushatë”.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *