Lirohet me kusht Isni Kilajt, OVL i gëzohet lajmit

Lirimi me kusht i Isni Kilajt nga Gjykata Speciale ka ngjallur reagime pozitive nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët e konsiderojnë..

1 minute

Read Time

Lirimi me kusht i Isni Kilajt nga Gjykata Speciale ka ngjallur reagime pozitive nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët e konsiderojnë këtë vendim si një rikthim të së drejtës që i është mohuar padrejtësisht Kilajt dhe bashkëluftëtarëve të tjerë që po mbahen në Hagë.

Në një reagim, veteranët theksuan: “Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim”.

Ata gjithashtu shtuan: “Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Isni Kilaj u lirua sot me kusht nga Specialja nën dorëzaninë prej 40 mijë eurosh. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports