Liderët politikë prezantojnë sloganet dhe thirrjet për elektoratin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot numrat e partive politike për fletëvotimet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lajmi ka nxitur reagime të menjëhershme nga udhëheqësit e subjekteve përmes rrjeteve sociale, disa prej të cilëve kanë shpallur edhe sloganet e tyre.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se partia e tij do të mbajë numrin 116. Ai ka shkruar në Facebook: “Kemi numrin 116. Bashkë me qytetarët angazhohemi për një fitore edhe më të madhe.”

Bedri Hamza i PDK-së ka deklaruar se numri 130 qëndron si “numri i bashkimit për Kosovën”. Ai ka shtuar: “Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores!”

LDK e ka lidhur programin e vet qeverisës me shpresën për vendin. Lumir Abdixhiku ka shkruar: “Zgjedh shpresën! 123 është numri ynë!”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin 129 dhe me sloganin “Krah teje”. Ramush Haradinaj ka deklaruar: “129 është numri i AAK-së në këto zgjedhje. Të renditur e në rresht si një, jemi krah teje Kosovë. Kosova na thërret! Na priftë e mbara!”

NISMA mban numrin 122 në këto zgjedhje, ndërsa deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga kreu i saj, Fatmir Limaj.

Publikimi i numrave nga KQZ-ja shënon një hap formal në nisjen e procesit të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës