LDK publikon listën e plotë të kandidatëve për deputetë

Lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është bërë tashmë publike. Pas daljes së emrave të parë, kryetari i..

1 minute

Read Time

Lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është bërë tashmë publike. Pas daljes së emrave të parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar edhe listën e plotë të pretendentëve për ulëse në Kuvend.

Në njoftimin e tij, Abdixhiku e ka përshkruar këtë listë si një përfaqësim të vizionit të partisë për drejtimin e vendit.

“Sot paraqesim listën tonë të shpresës. Listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ky është ekipi që përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë për vendin”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Ai ka theksuar se përzgjedhja është bërë duke u mbështetur në vlera dhe integritet, duke shtuar:

“Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve”.

Në fund, Abdixhiku ka thënë se kjo liste shënon nisjen e një faze të re për LDK-në në garën zgjedhore.

“Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim – dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports