Procesi i votimit lidhur me pro ose kundër dorëheqjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar dhe tashmë ka nisur faza e numërimit të votave. Vendimi pritet të qartësojë qëndrimin e delegatëve pro ose kundër largimit të tij nga posti.
Sipas raportimeve nga Kuvendi i partisë, vetë Abdixhiku është deklaruar para delegatëve se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit.
Edhe pse kishte të drejtën të shprehej me votë, ai ka zgjedhur të mos hedhë fletëvotim, as pro dhe as kundër dorëheqjes së tij.







