Lara Colturi shkëlqen në Lojërat Olimpike Dimërore, renditet e katërta pas lëshimit të parë në slalom gjigant

Përfaqësuesja kuqezi në ski alpine, Lara Colturi, e ka nisur me një paraqitje mbresëlënëse garimin në Lojërat Olimpike Dimërore, duke dhënë një sinjal të fortë..

1 minute

Read Time

Përfaqësuesja kuqezi në ski alpine, Lara Colturi, e ka nisur me një paraqitje mbresëlënëse garimin në Lojërat Olimpike Dimërore, duke dhënë një sinjal të fortë që në daljen e parë në pistë.

Në disiplinën e slalomit gjigant, Colturi realizoi një zbritje shumë të mirë, duke ndalur kronometrin në 1:03.97. Ky rezultat e renditi në vendin e katërt pas përfundimit të lëshimit të parë dhe i siguroi një vend në finalen e madhe.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë tregoi kontroll, siguri dhe ritëm të lartë gjatë gjithë pistës, duke lënë pas disa emra të njohur të këtij sporti dhe duke shtuar optimizmin për një arritje historike.

Me diferenca shumë të vogla mes garueseve në krye të renditjes, gjithçka mbetet e hapur për medalje. Vëmendja tani përqendrohet te lëshimi i dytë, ku Colturi do të synojë ta shndërrojë këtë performancë të shkëlqyer në një sukses të madh për sportin shqiptar.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports