Laporta: Messi meriton një statujë në Camp Nou

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur gatishmërinë për të përmirësuar marrëdhëniet me Lionel Messin, duke nënvizuar rëndësinë e legjendës argjentinase për klubin dhe duke..

1 minute

Read Time

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur gatishmërinë për të përmirësuar marrëdhëniet me Lionel Messin, duke nënvizuar rëndësinë e legjendës argjentinase për klubin dhe duke propozuar që ai të nderohet me një statujë në Camp Nou.

Laporta rikujtoi lidhjen e veçantë të Messit me Barcelonën, duke përmendur se nënshkroi kontratën e parë të futbollistit kur ky i fundit ishte vetëm 16 vjeç, duke e cilësuar si një nga momentet më të lavdishme në historinë e klubit. Ai shtoi se Messi meriton një njohje të plotë dhe një nderim publik.

“Unë nënshkrova kontratën e parë të Messit kur ai ishte 16 vjeç. Ajo që jetuam me të është një nga momentet më të lavdishme në historinë e Barcelonës, nëse jo më i madhi. Ai meriton një nderim, një statujë, njohje të plotë”, deklaroi Laporta.

Presidenti theksoi se është i gatshëm të rregullojë çdo gjë nga ana e Barcelonës dhe shprehu shpresën që rrugët e tyre të kryqëzohen sërish në të ardhmen: “Varet edhe nga pala tjetër. Jam i gatshëm të rregulloj çdo gjë. Messi i ka dhënë shumë Barcelonës, dhe Barça i ka dhënë shumë atij. Shpresoj të takohemi përsëri një ditë”.

Në fund, Laporta komentoi edhe largimin e kontrovershëm të Messit në vitin 2021, duke theksuar rëndësinë e institucionit mbi gjithçka: “Tema e Messit më trishton. Unë jam tifoz i Barcelonës, por mbi gjithçka është institucioni. Nëse do të isha anëtar, do ta kuptoja atë që bëri presidenti për të mirën e klubit”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports