Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe strukturat drejtuese të kësaj partie. Kjo..

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe strukturat drejtuese të kësaj partie.

Kjo ngjarje është paraparë të zhvillohet nga ora 11:30.

Zyrtarisht kandidaturën për ta udhëhequr AAK-në e ka paraqitur kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, i cili pritet ta marrë edhe ‘timonin’ e këtij subjekti politik.

Gjatë 26 vjetëve Aleanca ishte udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i cili dy herë ishte edhe kryeministër i Kosovës.

Në rrugëtimin e tij politik, Haradinaj, ishte përballur edhe me gjykimin në Hagë ku në këtë betejë me drejtësinë kishte dal fitues duke u shpall i pafajshëm.

Kjo njëherit shënon edhe një moment të ri për AAK-në para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports