Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë pas zhvillimeve në botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash. Takimi u fokusua..

1 minute

Read Time

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash. Takimi u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s, si dhe në zhvillimet që lidhen me sigurinë në vend.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se, në fillim të takimit, komandanti Ulutash e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës, ndërsa të dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit u trajtua edhe situata e sigurisë, në një kohë kur zhvillimet dhe ndryshimet në botë mund të paraqesin sfida të reja për stabilitetin. Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Ai gjithashtu e falënderoi komandantin e KFOR-it për kontributin dhe rolin e tij në udhëheqjen e KFOR-it, si dhe për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports