Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, vendosën kurorë me..

1 minute

Read Time

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, vendosën kurorë me lule në përkujtim të të gjitha viktimave që u vranë me plumba dhe gaz, që u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet e tmerrshme nëpër kampet e përqendrimit dhe nga aksionet e nazistëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit, përmes së cilit “ne sot i emërtojmë aktet e vrasjeve dhe shkatërrimet e qëllimshme, të pjesshme apo të tërësishme, të një komuniteti të caktuar etnik, kombëtar, fetar apo racor”, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, kryeministri thekson se duke qenë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia, populli i Kosovës ka treguar gjithmonë empati të veçantë ndaj popujve që ishin cak i tyre.

“Andaj edhe sot, si në çdo përvjetor, i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten”, ka shkruar ai

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports