Kurti: Nuk ka marrëveshje politike për presidentin, situata mbetet e hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri, duke theksuar se situata mbetet e hapur dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje do të vazhdojnë.

Kurti bëri këto komente pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku çështja e zgjedhjes së presidentit ishte një nga temat kryesore të diskutimit. Ai theksoi se për momentin nuk ka një figurë konsensuale dhe situata është komplikuar pas qëndrimit të Partisë Demokratike të Kosovës, sipas së cilës kandidati duhet të jetë partiak.

“Ju e dini që ne, si subjekt fitues i zgjedhjeve, si Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partnerët tanë, Guxo dhe Alternativa, i kemi 57 deputetë. Së bashku me pakicat përbëjmë mazhorancën prej 66 deputetësh, por nuk i kemi edhe 14 të tjerë që të sigurohemi se gjithçka do të shkojë mbarë në ditën kur duhet ta zgjedhim presidentin e Republikës. Ju e keni parasysh që herën e kaluar, me 56 deputetë, u përpoqa të zgjidhem kryeministër për t’i arritur 61 vota; nuk u bë e mundur, përkundër faktit që gjithçka u stërzgjat për shumë muaj. Tash nuk jemi vetëm pesë deputetë larg, por 14 deputetë larg, gjë që e bën situatën më të vështirë,” tha Kurti.

Ai shtoi se si Lëvizja Vetëvendosje kanë mundësi të propozojnë një kandidat, sepse mund të mbledhin 30 nënshkrime të deputetëve. Bashkë me pakicat në mazhorancë mund të propozojnë edhe dy kandidatë të tjerë, pasi me 66 deputetë mund të sigurohen 60 nënshkrime. Opozita, pa përfshirë Listën Serbe, ka 43 deputetë dhe gjithashtu mund të paraqesë kandidatë. Kurti theksoi se Kushtetuta obligon që të shmangen zgjedhjet e reja dhe deputetët duhet të angazhohen për të arritur një marrëveshje.

“A do të realizohet kjo, nuk e di, por kushtet janë ideale që të kemi edhe tre kandidatë, ndërkohë që aktualisht nuk ka asnjë. Për shkak se mundësitë janë aty, do të vazhdoj të komunikoj, në mënyrë që nesër apo pasnesër të arrijmë te rezultati dhe pastaj te suksesi i zgjedhjes së presidentit. Por, për momentin, nuk mund të them se ka diçka të re, meqenëse në njërën anë nuk kemi figurë konsensuale, ndërkaq në anën tjetër nuk kemi as marrëveshje politike, sidomos pas deklarimit të PDK-së se propozimi duhet të jetë partiak. Kjo e bën çështjen më të ndërlikuar. Pra, nuk po flasim për emra të përveçëm; mbetet që nesër e pasnesër të shohim nëse mund të bëjmë ndonjë hap përpara, sepse, po e ritheksoj, kjo çështje e hapur i ka mundësitë reale dhe aktuale, por varet nëse do të përdoren,” tha ai.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës