Kurti nga Londra në Spanjë, Çitaku me kritika: Kryeministër, kthehu e kryeji punët e shtëpisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, për vizitën zyrtare të kryeministrit, Albin Kurti..

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, për vizitën zyrtare të kryeministrit, Albin Kurti në shtetin e Spanjës.

Çitaku ka deklaruar se pas tri ditësh në Londër, Kurti siç tha ajo ka vendosur t’i kalojë edhe tri të tjera në Spanjë, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërkohë, afati 34-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt fundit, pa asnjë përpjekje serioze për konsensus.Kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional dhe lë të kuptohet një orientim drejt krizave të njëpasnjëshme, në vend të zgjidhjeve për qytetarët”.

“Kryeministër, kthehu e kryej punët e shtëpisë, ku të presin hallet e qytetarëve dhe shtetit. Lëri shëtitjet e samitet pa rezultat, se ke dëshmu që nuk është hajri yt në diplomaci!!” ka shkuar Çitaku.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *