Kurti: LVV-ja nuk ka kandidat që synon presidentin

Pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku, Kurti bëri të ditur se biseda përfshiu çështje të rëndësishme, duke..

1 minute

Read Time

Pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku, Kurti bëri të ditur se biseda përfshiu çështje të rëndësishme, duke përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kryeministri theksoi se nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një emër të veçantë për president. “Patëm një bisedë të gjatë, për shumë tema, me kryetarin e LDK-së. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, situatën e sigurisë, politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Ai shtoi: “Diskutuam edhe për progresin që kemi arritur, por diskutuam edhe për sfidat që na presin. E uruam njëri-tjetrin në detyrat dhe funksionet që kemi dhe u zotuam për komunikim. E falënderova edhe për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Më tej, Kurti deklaroi: “Tash e kemi edhe një sfidë; në njërën anë ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një emër të përveçëm, pra LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports