Kurti bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Qirezit dhe Likoshanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar tragjedinë e ndodhur 28 vite më parë, kur Bacë Sheremet Sejdiu u përball me humbjen e katër djemve..

1 minute

Read Time

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar tragjedinë e ndodhur 28 vite më parë, kur Bacë Sheremet Sejdiu u përball me humbjen e katër djemve të tij pas masakrës së forcave serbe në fshatrat Likoshan dhe Qirez.

Kurti nënvizoi se dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia mbetet një detyrë shtetërore, duke garantuar që e vërteta të mos fshihet me kalimin e kohës. “Dëshmia e tij tashmë është regjistruar zyrtarisht nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Ajo është pjesë e arkivit shtetëror, e historisë sonë kolektive dhe e së vërtetës që i takon Republikës”, shkroi Kurti.

Ai theksoi gjithashtu zotimin institucional për të mos harruar dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat e Likoshanit dhe Qirezit, duke e konsideruar këtë hap si një parakusht për paqen e qëndrueshme në vend.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports