Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje një vendim për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në vitin 2025, në një vlerë prej 28 milionë eurosh. Ky vendim ka pasur pasoja të menjëhershme në ofrimin e shërbimeve të transportit publik në qytet.
Komapnia “Trafiku Urban” ka njoftuar se shërbimi për qytetarët nuk mund të vazhdojë deri në transferimin e këtyre mjeteve në llogaritë e saj. Deri në realizimin e këtij hapi, kompania mbetet në pamundësi financiare për të shlyer obligimet ndaj furnitorëve dhe për të rifilluar operimin normal.
Në njoftimin e saj, “Trafiku Urban” u kërkon institucioneve përgjegjëse, përfshirë ministrinë përkatëse, të përshpejtojnë procedurat e transferimit të mjeteve, në mënyrë që shërbimi i transportit të rikthehet sa më parë. Deri në përmbushjen e këtyre obligimeve, protesta e paralajmëruar nga punëtorët e kompanisë do të vazhdojë.
Gjithashtu, qytetarët e informojnë se ditët e humbura të përdorimit të biletave mujore do të kompensohen, sapo shërbimi të rifillojë. Shërbimi i transportit publik do të rikthehet menjëherë pas qasjes në mjetet financiare. /Gjurmuesi/







