Kur duhet ta shmangni kafenë?

Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së përditshme për shumë njerëz, sidomos në orët e para të mëngjesit. Ajo lidhet me një sërë përfitimesh..

1 minute

Read Time

Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së përditshme për shumë njerëz, sidomos në orët e para të mëngjesit. Ajo lidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë uljen e rrezikut nga kanceri, demenca, diabeti si dhe mbrojtjen nga mbipesha.

Megjithatë, jo në çdo situatë konsumimi i saj është i këshillueshëm. Ka raste të caktuara kur kafeja mund të ndikojë negativisht në organizëm.

Shikoni se cilat janë ato:

  1. Nëse jeni të shqetësuar

Kafeina stimulon çlirimin e kortizolit – hormonit të stresit – dhe adrenalinës, duke shkaktuar rritje të presionit të gjakut dhe të rrahjeve të zemrës. Konsumimi i kafeinës mbi 2000 mg mund të çojë në pagjumësi, dridhje, frymëmarrje të shpejtë, nivele të larta stresi, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.

  1. Kur kafeja është e nxehtë

Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë, pirja e kafesë dhe pijeve shumë të nxehta në përgjithësi rrit rrezikun e kancerit të ezofagut. Edhe nëse jeni me nxitim për të shijuar kafenë e sapopërgatitur, rekomandohet të mos konsumohet shumë e nxehtë.

  1. Kur ndiheni të përgjumur

Edhe pse kafeja ndihmon për zgjim, studimet tregojnë se kafeina humbet efektin e saj te personat që flenë më pak se sa ka nevojë trupi i tyre. Nëse ndjeni rënie të energjisë, në vend të një filxhani tjetër kafeje, mund të jetë më e dobishme të bëni një sy gjumë për disa minuta.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports