Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë të Prokurorisë së Kosovës në vizitë zyrtare në Washington

Përfaqësues të lartë të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës kanë nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të institucioneve..

1 minute

Read Time

Përfaqësues të lartë të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës kanë nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të institucioneve amerikane, ku do të marrin pjesë në disa aktivitete dhe takime me rëndësi institucionale.

Në këtë vizitë po marrin pjesë kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, si dhe prokurori special, Naim Abazi.

Gjatë qëndrimit të tyre në Washington, ata do të jenë pjesë e ceremonive që organizohen me rastin e Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast), një ngjarje tradicionale me karakter institucional dhe ndërkombëtar, ku marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme të botës.

Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Kosovës do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ku pritet të diskutohen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e partneriteteve ndërshtetërore. Këto takime synojnë rritjen e efikasitetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave përkatëse, si dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports