KQZ publikon raportet e paaudituara financiare të fushatës të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike raportet e deklarimit financiar të fushatave zgjedhore të subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet lokale të mbajtura..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike raportet e deklarimit financiar të fushatave zgjedhore të subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.

Sipas legjislacionit në fuqi, subjektet politike që garojnë në zgjedhje janë të obliguara që raportin financiar të fushatës zgjedhore ta dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

Raportet e deklarimit financiar të fushatave janë tashmë të qasshme për publikun në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së, në seksionin: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, përmes vegzës përkatëse.

Nga KQZ-ja është sqaruar se këto raporte ende nuk i janë nënshtruar procesit të auditimit. Për rrjedhojë, raportet e publikuara konsiderohen të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime apo saktësime gjatë fazës së auditimit financiar.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports