KQZ-ja kontrakton përsëri kompaninë sllovene që printoi me gabime fletëvotimet për balotazh

Pavarësisht gabimeve në fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit, kompania sllovene CETIS është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të përgatitur materialet zgjedhore..

1 minute

Read Time

Pavarësisht gabimeve në fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit, kompania sllovene CETIS është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të përgatitur materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kjo kompani do të printojë fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për deputetë, me një kontratë vlerë mbi 275 mijë euro. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e “e-prokurimit”, ftesa për ofertim iu dërgua gjashtë operatorëve ekonomikë, por u pranua vetëm një ofertë administrativisht e saktë nga grupi CETIS & CETKOS.

“Në këtë aktivitet të prokurimit ftesa për ofertim u është dërguar gjithsej 6 operatorëve ekonomikë (4 vendorë dhe 2 të huaj). Kemi pranuar vetëm një ofertë administrativisht të përgjegjshme nga grupi i operatoreve ekonomik Cetis & Cetkos, dhe pas një procesi të vlerësimit është shpërblyer me kontratë ky operator ekonomik si ofertues i vetëm. Vlera e kontratës është: 275,742.40€”, tha KQZ-ja.

Sa i përket gabimeve të mëparshme, KQZ-ja konfirmoi se janë zbatuar masa ndëshkuese ndaj kompanisë për fletëvotimet e shtypura me gabime teknike dhe janë ndërmarrë hapa shtesë për të parandaluar përsëritjen e tyre. Për zgjedhjet e parakohshme janë miratuar specifikime teknike të reja, përfshirë shtimin e QR Code në fletëvotim për identifikim digjital dhe një nivel të rritur kontrolli gjatë shtypjes.

Gabimet në fletëvotimet e rundit të kaluar kishin shkaktuar shqetësime dhe dyshime për keqpërdorim të votave, veçanërisht në Mitrovicë. Për këtë arsye, KQZ-ja kishte formuar një komision vlerësues për fletëvotimet nga të gjitha komunat e përfshira dhe kompania raportoi se 1,874 fletëvotime, të shpërndara në 18 komuna, ishin shtypur me gabime. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports