Kosovari 50-vjeçar vritet në Francë, goditet për vdekje me shkop bejsbolli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një shtetas 50-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi u sulmua brutalisht me një shkop bejsbolli..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një shtetas 50-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi u sulmua brutalisht me një shkop bejsbolli në qytetin Annecy, në rajonin Haute-Savoie.

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim për “vrasje me dashje”, ndërsa policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 13:30 të datës 9 nëntor. Sipas raportimeve, viktima është goditur në fytyrë nga një ose disa persona, të cilët menjëherë pas sulmit janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe dërgimit të tij në spital, 50-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Rasti është marrë në shqyrtim nga Divizioni për Krimin e Organizuar dhe të Specializuar (DCOS) në Francë, i cili tashmë ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të këtij akti të rëndë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports