Kosova si ‘Metohi’ në librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut

Analistja Nafie Selmani ka ngritur shqetësim lidhur me përdorimin e emrit “Metohia” për Kosovën në një libër gjeografie për klasën e shtatë, botim i vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka pyetur publikisht kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, nëse pajtohet me këtë termin, duke e konsideruar një shkelje të identitetit kombëtar.

“Çdo herë që përdoret ky emër, është një provokim ndaj sovranitetit tonë dhe identitetit kombëtar. A ka të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz?”, ka shkruar Selmani.

Në reagimin e saj, Selmani akuzon edhe partnerët e koalicionit qeverisës në VLEN për mosveprim, duke theksuar se nuk po mbrojnë elementet më bazë të identitetit kombëtar të Kosovës. Sipas saj, libri i gjeografisë paraqet Kosovën me emrin “Metohia”, një term historikisht i përdorur nga Serbia dhe i papranueshëm për Republikën e Kosovës.

Publiku dhe ekspertët politikë po kërkojnë sqarime nga autoritetet kosovare dhe institucionet përkatëse në Maqedoninë e Veriut. Selmani thekson se mosreagimi i partnerëve qeverisës është shqetësues:

“A nuk u vjen pak turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë…të gjithë vetëm ata nuk kanë faj? Sa herë duhet t’ju poshtërojnë ata juve, pastaj ju neve, pastaj prapë ata juve, vetëm për atë kockë të vogël pushteti që ua kanë hedhur në sofrën e pushtetit? A keni të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz, e të provoni se vërtet ekzistoni pak përtej rolit dekorativ në qeveri?”, shkruan më tej analistja. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës