Kosova prezantohet për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Lisbonë

Kosova ka shënuar një hap të ri në promovimin ndërkombëtar të turizmit, duke marrë pjesë për herë të parë në një nga ngjarjet më të..

1 minute

Read Time

Kosova ka shënuar një hap të ri në promovimin ndërkombëtar të turizmit, duke marrë pjesë për herë të parë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë turistike në Portugali. Përfaqësimi u realizua në kuadër të përpjekjeve për ta pozicionuar vendin si destinacion tërheqës në tregun evropian.

Për herë të parë, Kosova është prezantuar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit që po mbahet në Lisbonë, përmes Unioni i Turizmit të Kosovës.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare, përfaqësuesit nga Kosova kanë shpalosur potencialin turistik të vendit, duke vënë në pah ofertën e larmishme që përfshin turizmin malor, kulturor, historik dhe gastronomik. Pjesëmarrja synon promovimin e Kosovës si destinacion atraktiv për vizitorët e huaj, si dhe krijimin e lidhjeve të reja me tregun portugez dhe më gjerë.

Qëllimi i kësaj pjesëmarrjeje është thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet agjencive turistike kosovare dhe atyre portugeze, me synim rritjen e numrit të turistëve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e turizmit.

Shtandi i Kosovës është vizituar edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Portugali, Edona Maloku, së bashku me ekipin e ambasadës.

Ajo ka vlerësuar rëndësinë e prezantimit të Kosovës në një platformë të tillë ndërkombëtare, duke theksuar se kjo përbën një mundësi të mirë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike mes dy vendeve.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair u mundësua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Lisbonë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports