Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga Pandemic Fund për përgatitjen ndaj pandemive

Kosova është përfshirë në mesin e vendeve që kanë siguruar mbështetje financiare nga raundi i tretë i Pandemic Fund, duke përfituar mbi 10 milionë dollarë..

1 minute

Read Time

Kosova është përfshirë në mesin e vendeve që kanë siguruar mbështetje financiare nga raundi i tretë i Pandemic Fund, duke përfituar mbi 10 milionë dollarë për forcimin e kapaciteteve në përballje me pandemitë.

Fondi global synon të ndihmojë shtetet në rritjen e aftësive për parandalim, gatishmëri dhe reagim ndaj krizave shëndetësore me përmasa pandemike.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm. Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit MAKE READY”, shkroi Vitia në Facebook.

Pandemic Fund është një mekanizëm ndërkombëtar që mbështet vendet në ndërtimin e sistemeve më të forta për përballimin e emergjencave shëndetësore dhe rritjen e sigurisë globale në shëndetësi.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports