Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Situata politike në vend pritet të marrë një drejtim të qartë brenda pak ditësh, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar për rrjedhën..

2 minutes

Read Time

Situata politike në vend pritet të marrë një drejtim të qartë brenda pak ditësh, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar për rrjedhën e mëtejshme institucionale. Në thelb të këtij procesi është çështja nëse vendi do të vazhdojë me përbërjen aktuale të Kuvendit apo do të shkojë në zgjedhje të reja.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, i cili vendim mund të përcaktojë nëse vendi do të vazhdojë me Kuvendin aktual apo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ndalon ndërmarrjen e çdo veprimi nga Kuvendi dhe Presidenca, do të skadojë brenda dhjetë ditësh.

Deri më 31 mars, Kushtetuesja do të nxjerrë vendimin për të përcaktuar nëse dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata do ta shqyrton gjithashtu një kërkesë tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me seancën për zgjedhjen e presidentit, ku janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.

Vendimi i Gjykatës do të përcaktojë nëse Kuvendi aktual do të vazhdojë punën apo nëse do të organizohen zgjedhje të reja.

Vetëvendosje kërkon që Gjykata të detyrojë deputetët e partive opozitare të marrin pjesë në seancën e votimit, pasi në seancën e parë asnjë deputet opozitar nuk ishte i pranishëm dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu detyroi ndërprerjen e saj për mungesë kuorumi.

Negociatat mes LVV-së dhe partive opozitare për gjetjen e një kandidati për president nuk kanë dhënë rezultat, pavarësisht takimeve të shumta.

LVV-ja e ka cilësuar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit si antikushtetues, ndërsa Kurti ka theksuar nevojën për negociata të reja me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports