Pas 53 ditësh përpjekjesh të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje lidhur me presidentin e vendit, Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme.
Këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takuan për herë të fundit në tentativë për të arritur një konsensus për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, mundi i tyre nuk rezultoi i suksesshëm, pasi nuk arritën të arrijnë një marrëveshje, raporton Klankosova.tv.
Më të përfunduar takimi i tyre, Abdixhiku deklaroi se LDK e konsideron të përmbyllur këtë proces dhe se nuk do të ketë më takime me Lëvizjen Vetëvendosje për shefin e shtetit.














