Kosova dhe Bangladeshi rrisin bashkëpunimin, Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain. Gjatë takimit, ajo..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain. Gjatë takimit, ajo e uroi ambasadorin dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Osmani përmendi gjithashtu takimin e saj me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara në New York, ku u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në frymën e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Nain shprehu gatishmërinë e Bangladeshit për të thelluar bashkëpunimin diplomatik dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me Kosovën. Ai përcolli urimet e udhëheqësve të Bangladeshit për popullin e Kosovës dhe theksoi besimin se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve do të forcohen edhe më tej në të ardhmen. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports