Kosova bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Golfit

  • Sport
  • December 16, 2025

Kosova ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në sport, duke u pranuar si anëtare e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit. Ky hap shënon një moment historik për zhvillimin dhe njohjen e golfit në vendin tonë.

Federata e Golfit e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar tha se ky anëtarësim nuk përfaqëson vetëm një status formal, por është dëshmi e një rrugëtimi të gjatë dhe të përkushtuar. “Është rezultat i më shumë se një dekade pune të palodhshme, qindra takimeve ndërkombëtare, mijëra orëve në terren, ndërtimit nga themelet të një strukture kombëtare të golfit dhe përkushtimit të çdo individi që besoi se Kosova mund të jetë pjesë e familjes globale të këtij sporti fisnik”, thuhet në njoftim.

Federata përmend rolin kyç të Dino Asanajt, shqiptaro-amerikanit që themeloi golfin në Kosovë. “Një vend të veçantë në këtë histori e zë shqiptaro-amerikani Dino Asanaj, vizionari që e themeloi golfin në Kosovë dhe i dha jetë këtij sporti në kohë kur pak kush e besonte. Kontributi i tij mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua e gjithë struktura e sotme”, theksojnë nga federata.

Po ashtu, Federata ka vlerësuar rolin e mërgatës shqiptare në zhvillimin e golfit. “Me përkushtimin, mbështetjen financiare, rrjetëzimin ndërkombëtar dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, mërgata ka kontribuar thellësisht në ngritjen e golfit në nivelin ku jemi sot. Falë tyre, Kosova ka qenë e pranishme në tryezat dhe institucionet ku shpesh nuk ka qenë e lehtë të depërtohet. Ky sukses është edhe i tyre — i secilit shqiptar që nga larg ka ndihmuar, ka besuar dhe ka kontribuar”, thuhet më tej.

Anëtarësimi i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Golfit hap mundësi të reja për vendin në arenën ndërkombëtare. “Sot Kosova është një vend që përfaqëson golfin në arenën ndërkombëtare. Ky është fillimi i një kapitulli të ri: pjesëmarrja në garat botërore, mundësia e përfshirjes në ciklet olimpike, forcimi i infrastrukturës vendore, zhvillimi i talenteve të rinj dhe afirmimi i Kosovës si një destinacion serioz sportiv”, përfundon njoftimi. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës
  • March 10, 2026

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, duke vendosur përballjet vendimtare që do të përcaktojnë finalistët. Në një ndeshje…

Vazhdo lëximin...
Sherr i madh në finalen e Campeonato Mineiro, gjyqtari jep 23 kartonë të kuq pas ndeshjes
  • March 9, 2026

Një incident i rëndë ka shënuar finalen e Campeonato Mineiro në Brazil, ku tensionet mes dy rivalëve lokalë shpërthyen në një përleshje të madhe në fushë. Situata u përshkallëzua në…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës