Andrew Gordon rikthehet në Kosovë, zyrtarisht pjesë e Vëllaznimit

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka zyrtarizuar afrimin e qendrës amerikane Andrew Gordon, një lojtar me eksperiencë të madhe në basketbollin kosovar dhe ndërkombëtar. Gordon, i..

1 minute

Read Time

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka zyrtarizuar afrimin e qendrës amerikane Andrew Gordon, një lojtar me eksperiencë të madhe në basketbollin kosovar dhe ndërkombëtar.

Gordon, i cili dikur luajti për Trepçën dhe bëri paraqitje mbresëlënëse duke fituar trofe në dy edicione, rikthehet tani për të treguar sërish vlerën e tij në elitën e basketbollit në Kosovë. Përveç karrierës së tij në Trepçë, ai ka luajtur në liga të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Bullgarinë, Uruguain dhe së fundmi Britaninë e Madhe me Caledonia Gladiators.

Në karrierën kolegjiale, Gordon ka përfaqësuar West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke sjellë përvojë të madhe në parket. Vëllaznimi e ka mirëpritur lojtarin në skuadër me fjalët: “Mirësevjen Andrew, të fitojmë së bashku!”

Ky afrimi vjen në një moment kur Vëllaznimi nuk po kalon një formë të mirë në elitë; nga 11 paraqitje të zhvilluara këtë sezon, skuadra ka regjistruar tre fitore dhe tetë humbje. Me Gordon në radhë, pritet që skuadra të përmirësojë performancën e saj dhe të konkurrojë më fort për pozicionet kryesore. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports