Kontrata kolektive lë rrugën pa asfalt në Tërpezë të Vitisë (VIDEO)

Një rrugë më pak se gjysmë kilometri në fshatin Tërpezë të Vitisë vazhdon të mbetet e paasfaltuar prej gati dy dekadash. Banorët thonë se edhe..

Një rrugë më pak se gjysmë kilometri në fshatin Tërpezë të Vitisë vazhdon të mbetet e paasfaltuar prej gati dy dekadash.

Banorët thonë se edhe pse në këtë zonë jetojnë mbi 10 familje, rruga rregullohet vetëm me zhavorr, i cili sipas tyre u shkakton dëme automjeteve. Ata pretendojnë se premtime për asfaltim kanë marrë vazhdimisht, sidomos gjatë fushatave zgjedhore, por pa rezultat.

Banorët ankohen edhe për probleme me reshjet, pasi një kanal i bllokuar pranë rrugës ka shkaktuar depërtimin e ujit në disa shtëpi.

Nga Komuna e Vitisë i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se vonesa lidhet me çështje financiare dhe procedurale. Sipas tyre, punimet do të vazhdojnë sapo të sigurohen mjetet e nevojshme.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *