Kongresmeni amerikan Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kyç për stabilitetin e Ballkanit

Kosova duhet të integrohet në NATO për të sjellë stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit. Kjo ishte thelbi i mesazhit të kongresmenit amerikan Keith..

1 minute

Read Time

Kosova duhet të integrohet në NATO për të sjellë stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit. Kjo ishte thelbi i mesazhit të kongresmenit amerikan Keith Self gjatë një Forumit të Sigurisë në Kongresin Amerikan, ku morën pjesë edhe deputetë shqiptarë.

“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe – dhe e kam marrë si mision personal – është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan – Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti – dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”, deklaroi Self.

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe Fatmir Mediu, bashkëdrejtues i punimeve të konferencës, i cili theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuonte në stabilitet dhe partneritet rajonal.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shtoi: “Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord të paktën për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s”.

Gjatë diskutimeve u trajtua edhe plani për të rritur shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% të buxhetit për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, si një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të aleancës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports