Komuna e Prishtinës voton bartjen e mjeteve buxhetore nga 2024 në 2025

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, asamblistët miratuan bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në vitin 2025, në vlerë 28..

2 minutes

Read Time

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, asamblistët miratuan bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në vitin 2025, në vlerë 28 milionë euro, për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve publike dhe projekteve të qytetit. Seanca u zhvillua ndërkohë që Trafiku Urban kishte pezulluar punën dhe protestonte para objektit të Komunës.

Vendimi u miratua me 38 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa diskutimi për buxhetin e vitit 2026 do të zhvillohet me asamblistët e Kuvendit Komunal të ri. Jeta Rafuna nga LDK theksoi se bartja e mjeteve nuk është luks, por domosdoshmëri për të ruajtur projektet infrastrukturore, arsimore dhe shëndetësore, si dhe për të garantuar mobilitetin urban dhe mirëqenien e familjeve.

Gëzim Sveçla nga LVV u shpreh se do të votojnë bartjen e mjeteve për të ndihmuar qytetin, pavarësisht kritika ndaj kryetarit Përparim Rama, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të vuajnë nga mosfunksionimi i shërbimeve. Leutrim Ratkoceri nga PDK e mbështeti vendimin si një zgjidhje të përkohshme për të rivendosur shërbimet publike dhe për të lehtësuar jetesën e qytetarëve.

Endrit Zabërgja nga Nisma Socialdemokrate dhe Gëzim Mehmeti nga AKR theksuan gjithashtu rëndësinë e bartjes së mjeteve për të mbrojtur shërbimet publike dhe për të shmangur thellimin e krizës në qytet.

Seanca pati momente tensioni mes asamblistëve të LVV dhe LDK-së, ku Triera Kasumi-Berisha kritikoi disa nga përfaqësuesit e LDK-së për mosrespektimin e veprimtarëve të partisë. Pyetjet për destinimin konkret të mjeteve të bartura mbetën pa përgjigje.

Në përfundim, kryetari Përparim Rama falënderoi asamblistët për votimin e bartjes së mjeteve dhe tha se çështja e buxhetit për vitin 2026 do të trajtohet nga anëtarët e rinj të Kuvendit. Ky vendim i mundëson Komunës të paguajë borxhet e prapambetura dhe të rivendosë funksionimin e rregullt të ndërmarrjeve, përfshirë Trafikun Urban. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports