Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Një pjesë e punëtorëve që kryejnë shërbime mirëmbajtjeje në institucionet publike po përballen me paga më të ulëta se minimumi i përcaktuar me ligj. Edhe pse vendimi për rritjen e pagës minimale ka hyrë në fuqi, disa prej tyre thonë se në praktikë nuk po zbatohet dhe se vazhdojnë të paguhen shumë më pak.

Një ndër ta është edhe Avdyl Kuleta, i cili prej më shumë se dy dekadash kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Sipas tij, pavarësisht përvojës së gjatë dhe punës që kryen çdo ditë, paga që merr është vetëm 300 euro.

Pagë kjo e cila është nën pagën minimale e cila ka hyrë në fuqi nga janari 2026, e që parashihet të jetë 425 euro.

“Qashtu na kanë thënë por ne nuk i kemi marrë as 350 euro që u bë ligji më herë për pagë minimale, prej vitit 2024 në shtator që ka hy në fuqi ne nuk i kemi marrë kurrë”, ka thënë Kuleta.

Për këtë çështje, punëtorët kanë vendosur t’i drejtohen edhe institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar që të paguhen sipas vendimeve ligjore dhe të marrin diferencën e pagave që pretendojnë se nuk u është paguar nga kompania e kontraktuar nga Universiteti i Prishtinës.

“Me pas shumë anëtare të familjes kjo pagë nuk të mjafton 300 euro për një familje. Tash e kemi bërë një ankesë nga 36 punëtorë sa jemi. Kemi kërkuar që më na transferua pagat prej 2024 deri tash”, ka thënë tutje Kuleta.

Megjithatë, ai thotë se pavarësisht vështirësive financiare, vazhdon ta kryejë punën me përkushtim të njëjtë.

“Ne punën e kryejmë, se ne kemi pranuar që për këtë punë me punu, unë si me pas rrogën 500 euro punën e bëjë njësoj. Por me pas rrogën më të lartë kish qenë më mirë, për çdo punëtore, pasi krahasuar me çmimet rroga është e vogël”, theksoj Kuleta.

Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, ky problem nuk prek vetëm një numër të vogël njerëzish, por është i përhapur në shumë kompani që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore.

“Në 90% të rasteve ajo që e ka marrë këtë vendim nuk është duke e zbatuar sepse në 95% të rasteve janë kompani që kryejnë shërbime për institucione, për shembull për Ministrin e Arsimit, për atë të Punës, të cilat këto nuk e kanë kryer obligimin ndaj kompanive të cilat kanë për të paguar punëtorët. Kryeinspektori i punës ka kërkuar listën e kompanive të cilat nuk janë duke respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës e ne sot veç po ja dërgojmë”, u shpreh Azemi.

Ndërkohë, për këtë çështje është aktivizuar edhe Inspektorati Qendror i Punës, i cili vepron në kuadër të Ministrisë për Punë dhe po trajton rastet e raportuara.

“Deri më tani IQP ka pranuar 12 informata për operatorët me pretendimin se nuk janë duke e zbatuar vendimin për pagën minimale, dhe në të gjitha rastet ku IQP konstaton se nuk është duke u zbatuar Vendimi për pagën minimale do të ndërmerren veprimet e parapara ligjore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së punës.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që nga janari paga minimale të jetë 425 euro bruto, ndërsa nga 1 korriku pritet që paga minimale të rritet në 500 euro.

Të ngjashme:

Çmimi i naftës nis të bjerë në tregjet ndërkombëtare
  • March 11, 2026

Pas rritjes së ndjeshme që pasoi shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, tregu ndërkombëtar i naftës ka filluar të shfaqë shenja stabilizimi. Në orët e fundit është vërejtur një…

Vazhdo lëximin...
Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

  • March 12, 2026
Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Ambasada Britanike dhuron dy automjete dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

  • March 11, 2026
Ambasada Britanike dhuron dy automjete dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

Shqiptarët në Turqi organizojnë iftar masiv me mijëra pjesëmarrës

  • March 11, 2026
Shqiptarët në Turqi organizojnë iftar masiv me mijëra pjesëmarrës

Këngëtari Gjesti ndalohet për 48 orë, dyshohet për tri vepra penale

  • March 11, 2026
Këngëtari Gjesti ndalohet për 48 orë, dyshohet për tri vepra penale

AAK-ja paralajmëron konferencë për media nesër në oborrin e Kuvendit

  • March 11, 2026
AAK-ja paralajmëron konferencë për media nesër në oborrin e Kuvendit

OVL e UÇK kritikon deklaratën e Gjykatës Speciale për respektimin e të drejtave të të akuzuarve

  • March 11, 2026
OVL e UÇK kritikon deklaratën e Gjykatës Speciale për respektimin e të drejtave të të akuzuarve