Kirurgët e Spitalit të Mitrovicës heqin me sukses tumor 4 kilogramësh nga një paciente

Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse u realizua me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, duke shpëtuar jetën e një pacienteje që vuante..

1 minute

Read Time

Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse u realizua me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, duke shpëtuar jetën e një pacienteje që vuante nga dhimbje të forta dhe pengesa serioze në tretje.

Pacientja u pranua në Repartin e Kirurgjisë me simptoma të fryrjes së barkut, dhimbje të forta dhe konstipacion të rëndë. Pas ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, mjekët diagnostikuan një Tumor Permagna abdominis, një masë tumorale me përmasa të jashtëzakonshme rreth 4 kilogramë, e shoqëruar edhe me Peritonitis serosa.

Për shkak të rrezikut të lartë, u vendos për një operacion të menjëhershëm, i cili përfshinte heqjen e plotë të tumorit (Extirpatio tumoris in toto), eksplorimin e zgavrës së barkut, lavazhin dhe vendosjen e drenazhit. Ekipi kirurgjik arriti të heqë masën tumorale, duke rikthyer funksionet vitale të pacientes dhe duke eliminuar kërcënimin për jetën e saj.

Aktualisht, pacientja gjendet në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa tumori është dërguar për ekzaminim histopatologjik në Institutin e Patologjisë në QKUK.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports