Kërveshi: BE-ja humbi betejën ligjore, Albina Nura u përsekutua për vite me radhë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtares së Bashkimit Evropian, Albina Nura, e akuzuar për korrupsion. Nura akuzohej se kishte shkaktuar dëm..

1 minute

Read Time

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtares së Bashkimit Evropian, Albina Nura, e akuzuar për korrupsion.

Nura akuzohej se kishte shkaktuar dëm prej 500 mijë eurosh buxhetit të BE-së, duke kryer veprat penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Konfliktit të interesit”.

Pas vendimit, juristi Kujtim Kërveshi ka reaguar në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e gjykimeve profesionale dhe të drejta si gurthemeli i lirisë së Republikës së Kosovës.

Ai kritikoi ashpër trajtimin e rastit nga Prokuroria Speciale dhe përfshirjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Janë të rralla rastet kur kam pasur nevojë personale me ‘zbraze’ arsenalin, e me i tregu zyrës së BE-së në Kosovë leksione bazike mbi subjektivitetin juridik të BE-së, të zyrës ndërlidhëse…”, shkroi Kërveshi.

Ai akuzoi Prokurorinë Speciale se kishte trajtuar imunitetin e Duraku Nurës “në mënyrën më skandaloze”, ndërsa Zyra e BE-së, kur kuptoi se po e humbte betejën, kishte kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues.

Sipas tij, provat kryesore u dorëzuan të cunguar dhe pa anekset përkatëse.

Kërveshi gjithashtu akuzoi Gjykatën për shkelje të profesionalizmit duke pranuar kërkesën e BE-së për përjashtimin e gjyqtarit, pavarësisht se ai kishte vepruar në mënyrë profesionale dhe të barabartë ndaj palëve.

“Trupi i ri gjykues nisi nga fillimi, sot ja vendosi pikën!”, përfundoi Kërveshi, duke paralajmëruar se do të deklarohet më gjerësisht për këtë dhe çështje të tjera.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports