KE propozon për heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen në skemën evropiane pa tarifa roamingu, nëse nisin zyrtarisht negociatat për këtë çështje. Propozimi ka ardhur nga Komisionerja..

1 minute

Read Time

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen në skemën evropiane pa tarifa roamingu, nëse nisin zyrtarisht negociatat për këtë çështje. Propozimi ka ardhur nga Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Përmes një postimi në platformën X, ajo ka bërë të ditur se ka propozuar fillimin e bisedimeve me gjashtë vendet e rajonit për t’i integruar ato në sistemin e vendeve pa roaming, një model që tashmë zbatohet brenda Bashkimit Evropian.

Kos theksoi se tarifat e roamingut vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Për punëtorët ndërkufitarë dhe familjet që telefonojnë të dashurit jashtë vendit. Faturat surprizë gjatë udhëtimit janë diçka që nuk e pranojmë më në BE.Sot, propozuam të fillojmë bisedimet për ta zgjeruar këtë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kos.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports