Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për Banjskën

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se, kur bëhet fjalë për incidentin në Banjskë, paratë janë e vetmja..

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se, kur bëhet fjalë për incidentin në Banjskë, paratë janë e vetmja gjuhë që Beogradi e kupton vërtet.

Sipas tij, udhëheqja e Serbisë nuk do ta ekstradojë Millan Radoiçiqin dhe as nuk do ta marrë seriozisht përgjegjësinë, përveç nëse Brukseli i lidh qartë fondet e BE-së dhe progresin e anëtarësimit me hapa konkretë në këtë çështje.

“Kjo nuk do ta detyronte domosdoshmërisht [presidentin e Serbisë, Alleksandar] Vuçiq të bënte diçka, por do t’i krijonte Serbisë kosto materiale, nëse ai nuk do të vepronte”, thotë Kanin për Radion Evropa e Lirë.

Më 24 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023, dhe dhjetëra persona të tjerë të akuzuar nga autoritetet e Kosovës janë në arrati.

Radio Evropa e Lirë: Fillimisht, çfarë rëndësie ka vendimi për Banjskën në kontekstin më të gjerë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

David Kanin: Çdo gjë që lidhet me Banjskën ka shumë rëndësi. Ky incident veçohet në klimën e përgjithshme të mosbesimit mes dy vendeve, si dhe në mosmarrëveshjet e vazhdueshme për statusin e Kosovës. Ky është konteksti bazë.

Banjska ishte një incident i veçantë, i dhunshëm, i kryer me armë të ushtrisë serbe dhe i organizuar personalisht nga një figurë e rëndësishme e rrjeteve kriminale, e lidhur me ekonominë informale mes serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Ky incident ka vërtet shumë rëndësi, dhe po ashtu edhe ky vendim është i rëndësishëm.

Radio Evropa e Lirë: Pra, deri në çfarë mase e ndryshon ky rast dinamikën politike mes Prishtinës dhe Beogradit?

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *